Transmetuar më 14-11-2017, 11:15
Publicitet

Evan Spiegel, CEO i Snapchat zbuloi në një takim virtual me pyetje-përgjigje se një ndryshim i madh në dizajn do të vijë së shpejti për ta bërë aplikacionin më të thjeshtë për t’u përdorur.

Në këtë mënyrë postimet nga miqtë të jenë në një seksion të ndarë të aplikacionit. Ato të publikut së bashku me influencuesit do të jenë në një seksion të veçantë, dedikuar atyre.

Seksioni më i ri do të përfshijë përmbajtje të aksesueshme për publikun, “Our Stories”, postimet e botuesit dhe ato të influencuesve. Radhitja e tyre do të zgjidhet alegoritmisht që të jetë e përshtatshme sipas interesave të secilit përdorues.

Ky seksion do të zëvendësojë “Stories” dhe “Discover”. Snapchat, ndryshe nga platformat e tjera sociale njihet për renditjen kronologjike të ngjarjeve. Spiegel ka qenë gjithmonë kritik ndaj kësaj.

Tani me dizajnin e ri, kjo do të ndryshojë. Postimet nga seksioni i “Miqve” do të gjendet aty ku është edhe Chatroom-i i Snapchat, megjithatë, do të vazhdojë të shfaqë përmbajtje në rend kronologjik. Ky update është planifikuar për në datën 4 dhjetor.