Transmetuar më 14-11-2017, 14:40

Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme, ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve.

Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit

Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion.

Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhimbja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se kemi një peshë mbi shpatulla. Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale.

Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës. Qafa është e ngrirë dhe shkakton shumë dhimbje në qoftë se përkulet para apo pas. Dhimbja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa lëvizje. Zakonisht ndodh pas një kontraktimi apo një nervozizmi. Si pasojë e kësaj merren dhe dhimbjet e kokës, probleme në shikim, zhurmë në dëgjim dhe nevralgji të vazhdueshme.

Por a e dinit se dhimbjet në qafën dhe shpatullën tuaj vijnë nga dora juaj?

Sipas Jill Miller, Krijuesi i Yoga thotë se aktivitetet e përditshme si shkrimi, mbajtja e një fëmije apo edhe biseda në një telefon celular, krijon tensione në dorë që ngrihet deri në qafë dhe supet.

Miller shpjegon se si të përdorin një top tenisi për të lehtësuar dhimbjen e qafës dhe shpatullave. Vendosni topin e tenisit në një sipërfaqe të vështirë si një tavolinë ose tryezë dhe shtypni atë aty ku është kryqëzimin i gishtit të madh me pjesën tjetër të dorës mbi topin.

Lëvize dorën në mënyrë të përsëritur në top. Kjo mund të jetë e parehatshme por ju do ndjeni shtypjen të largohet nga dora juaj. Pas pak çasteve, rrotullojeni dorën tuaj sikur po shtrydhni portokall. Bëjeni për një minutë apo më shumë.

Pastaj, duke qëndruar në këmbë, ngrini krahët mbi kokën tuaj. Ju me siguri do të habiteni kur të shikoni se dora që keni ushtruar shtrihet më shumë se ana tjetër. Kjo është një shenjë fizike e rritjes së fleksibilitetit. Metoda e Millerit është një formë e akupunturës.

Ekziston një tjetër pikë presioni në dorë që kur shtypet, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së qafës. I njohur si “Lugina e fshehur”, kjo pikë e presionit gjendet pjesën mes gishtit të madh dhe gishtit tregues. Për ta aktivizuar atë, shtypni me gishtin e dorës së majtë, pjesën mes gishtit të madh dhe gishtit tregues të dorës së djathtë për 2-3 minuta. Përsëriteni në anën tjetër. /b.l/noa.al/