Transmetuar më 15-11-2017, 20:12

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, në vendin e quajtur tek ‘Kodra e Trimave’.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet emergjente, Policia dhe Ambulanca.

Ndërkaq nuk dihet gjendja e personave të lënduar.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete./a.k/noa.al/