Transmetuar më 15-11-2017, 20:53

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Podujevë, ku një person është goditur për vdekje nga një kamionçinë.

Mësohet se viktimë e aksidentit është një 30-vjeçar.

Gjatë momentit që është goditur nga kamionçina, i ndjeri po kalonte duke kaluar rrugën pranë shkollës në Gllamnik.

Në vendngjarje kanë shkuar Policia dhe ambulanca, ndërsa 30-vjeçari ka ndërruar jetë një orë pas mbërritjes në spital.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia./a.k/noa.al/