Transmetuar më 16-11-2017, 09:24

Shkon në 16 numri i viktimave si pasojë e motit të keq që ka përfshirë shtetin fqinj.

Greqia ka shpallur zi kombëtare, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar prej shirave të furishëm gjatë dy ditëve të fundit.

Zona më e dëmtuar është pjesa qëndrore e shtetit fqinj, ku krahas dëmeve materiale rezultojnë edhe rreth 20 persona të zhdukur.

Më të prekurit janë qytetaet e Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës. Rreth 500 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikundër dhe qindra makina.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shpallur periudhë zie kombëtare, ndërkohë që ekipet e kërkim shpëtimit, vijojnë punën.

Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar, të cilët nuk kanë mundur të largohen dot nga banesat. /a.y/noa.al