Transmetuar më 16-11-2017, 17:10

Qëndrimi me orë të tëra pranë kompjuterit gjatë shtatzënisë ka qenë fokus i shumë studimeve të kryera ndër vite.

Veçanërisht, studimet janë marrë me ndikimin e rrezatimit të kompjuterit tek foshnja duke lënë në hije probleme që kanë lidhje me qëndrimin e nënës.

Përfundimet e studimeve duket se janë takuar në një pikë dhe duke përjashtuar mundësinë e defekteve në lindje shkaktuar nga qëndrimi ulur përpara kompjuterit mjekët nuk përjashtojnë zhvillimin e probleme të ndryshme lindur nga pozicioni ulur.

Qëndrimi përpara kompjuterit nuk paraqet rrezik për foshnjën por për nënat e reja. Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut.

Ajo që u këshillohet nënave të ardhshme është të lëvizin çdo dy orë për rreth 5 minuta në mënyrë që të rrisin qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Qëndrimi pranë kompjuterit gjatë gjithë ditës, mund të shkaktojë dhembje shpine e, për rekomandohet të bëni pushime të shkurtra dhe të lëvizni. /b.l/noa.al/