Transmetuar më 17-11-2017, 17:57

Një video ku paraqitet një fëmijë vetëm katër vjeç i cili ka rënë nga kati i tretë i një qendre tregtare po bën xhiron e botës në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai ka mbijetuar, sepse ka rënë pikërisht mbi disa divane të një bari që ndodhej në katin e parë. 

Sipas dëshmive të klientëve të qendrës tregtare, fëmija ishte mbështetur në kangjellat e katit të tretë e ndihmuar nga një e afërme e saj, me siguri e motra. 

Kjo e fundit, e thirrur nga mamaja, është shpërqendruar dhe e ka lënë fëmijën të vetëm, e cila ka humbur ekuilibrin duke rënë disa metra poshtë.

Mjekët në spital thanë se gjendja e tij është e rëndë, edhe pse ka mundur të mbijetojë nga një incident që mund të kish rezultuar fatal nëse rënia në tokë nuk do të ishte zbutur nga prania e divaneve.