Transmetuar më 18-11-2017, 08:18

Nuk do ta besoni, por një vajze të re i ka pushuar së rrahuri zemra sapo ajo ka shkëmbyer një puthje me të dashurin e saj. Bëhet fjalë për Myriam Ducre-Lemay 20 vjeçe e cila në fakt njihej si person që kishte alergji kikirikët.

Vajza e re sapo është takuar me të dashurin i ka dhuruar atij një puthje duke mos ditur asgjë se ai më parë kishte konsumuar kikirikë.

Nëna e saj rrëfen se djali nuk i kishte treguar vajzës se kishte ngrënë kikirikë, pasi nuk ishte në dijeni të sëmundjes së saj.

Gjithashtu ajo pohon se ata të dy nuk kishin shumë kohë së bashku dhe vajza nuk kishte patur mundësi t’i tregonte për alergjinë që i rrezikonte jetën.

Nëna e Myriam Ducre-Lemay pavarësisht rastit të saj tragjik, kërkon të informojë dhe të sensibilizojë të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë, për pasojat fatale që mund të kenë në situata të caktuara.

“Pjesa më e rëndësishme e menaxhimit të alergjive tuaja është që ju duhet të informoni njerëzit që ju rrethojnë. Ju duhet të thoni pa ndrojtje dhe neglizhencë se: ‘Dëgjoni, unë kam alergji ushqimore. Nëse ka ndonjë problem, më thoni’”, tha nëna e vajzës.

Në vitin 2005, ishte një rast tjetër i raportuar në Montreal të një gruaje të re që vdiq nga një reaksion alergjik pas puthjes së një djali.

Por një raport i mjekut tregoi më pas se Christina Desforges 15-vjeçare vdiq nga një sulm i astmës, jo një reaksion alergjik, njoftoi në atë kohë Associated Press. /b.l/noa.al/