Transmetuar më 18-11-2017, 14:28

Një adoleshent kishte nisur të ankohej vazhdimisht nga dhimbje të tmerrshme të stomakut duke u detyruar që të bënte një kontroll tek mjekët.

Bëhet fjalë për Arjun Sah 16 vjeç nga India i cili pas kontrolleve, ka habitur kirurgët kur zbuluan në stomakun e tij përbërje të drusë dhe plastikës.

Sipas mediave vendase, 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital.

Pas 3 ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalin masën prej 1 kilogram dru dhe plastikë që i shkaktonte dhimbje të padurueshme.

Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën djalit të saj, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën. /b.l/noa.al/