Transmetuar më 18-11-2017, 14:47

Zgjedhja e destinacionit për udhëtimin e radhës është gjithmonë një dilemë e vështirë në mendjen tonë e në çdo moment na duhet të bëjmë kërkime të gjata për të përcaktuar cili vend shkon më shumë me natyrën dhe personalitetin tonë. Nga sot, gjërat bëhen më të thjeshta, mjafton të kujtoni shenjën tuaj të horoskopit dhe yjet do t’ju tregojnë lehtësisht rrugën drejt vendit që ju përshtatet më shumë.

Dashi- Nairobi, Kenya

Të qenurit impulsiv është një ndër karakteristikat kryesore të shenjës tuaj të horoskopit, gjithashtu të qenurit të mprehtë dhe aktivë. Këto janë arsyet përse Safari, luanët dhe elefantët janë destinacioni ideal për ju!

Demi- Barcelona, Spain

Nëse ndonjëri nga ju ka nevojë për t’u çliruar ose për t’u kënaqur në një party, një mik i shenjës së demit është personi i duhur që duhet të telefononi. Personat që i përkasin kësaj shenje janë ata që shijojnë më shumë kënaqësitë e vogla të jetës po ashtu dhe ushqimin e mirë. Barcelona, kryeqyteti i festave në Europë, është duke ju pritur! Nuk do të zhgënjeheni!

Binjakët- Vienë, Austri

Shokët tanë binjakë janë gjithmonë të akuzuar për një personalitet të dyfishtë dhe e dini përse? Sepse çdokush është xheloz për dinakërinë, kuriozitetin dhe inteligjencën e tyre! Kjo është arsyeja përse Viena, falë muzeumeve të saj, artit dhe historisë së mbretërve dhe mbretëreshave është qyteti më i mirë për binjakët.

Gaforrja- Koh Samui, Tailandë

Ju keni lindur në muajin që sjell verën, muajin që të gjithë e duan dhe kjo është arsyeja përse ju jeni një kat mbi të tjerët! Shenja juaj është ndër shenjat më sensitive në zoodiak dhe ju jeni gjithashtu shumë introvert. Kjo është arsyeja përse Tailanda është destinacioni i duhur për ju, për të bërë joga e për të shijuar meditimin e thellë.

Luani- Ibiza, Spain

Miqtë tuaj luanë janë krenarë e të fortë dhe asnjëherë nuk i thonë “jo” festave. Ibiza është destinacioni i duhur për luanët: Ju mund të gjeni festën në çdo kohë të ditës, ka gjithmonë shumë njerëz rreth e rrotull (shumë pije gjithashtu) duke u bërë kështu, njerëzit tipikë që e shijojnë jetën në maksimum…

Virgjëresha- Romë, Itali

Të dashur miq virgjëreshë, ju jeni shumë ëndërrimtarë… Dhe pikërisht në momentin që ndaloni së ëndërruari ju filloni të fiksoheni pas detajeve të vogla. Ku ka një destinacion më të mirë se Roma, një muzeum në ambient të hapur në të cilën çdo cep ka një histori për të treguar.

Peshorja- Paris, Francë

Çfarë do të bënte shoqëria pa ju? Ju dashuroni të bukurën, ju dashuroni kënaqësitë e vogla të jetës, vlerësoni harmoninë dhe jeni shume afër të të qenurit perfektë… Parisi, kryeqyteti i elegancës është qyteti i duhur për ju!

Akrepi- Yucatan, Meksiko

Nëse dikush do të shkojë në një aventurë, personat e shenjës së akrepit janë të parët që bashkohen! Akrepët janë të vendosur, të zgjuar dhe shumë intuitivë, kjo është arsyeja përse Jukatan, Maya, është vendi i duhur për ju, i pajisur plot me vende për të zbuluar dhe plot surpriza!

Shigjetari- Tokio, Japoni

Çdokush që njeh një person shigjetar e di që natyra kureshtare i bën ata ndër shenjat më interesante të zoodiakut. Shigjetarët janë futuristë dhe a ka një vend më ideal se Tokio, vendin ku e ardhmja ka mbërritur?

Bricjapi- Londër, Britani e Madhe

Ju jeni të lumtur për aq kohë sa jeni në lëvizje apo jo? Meqenëse jeni përgjithësisht natyrë e ngurtë dhe shumë korrekte kur vjen fjala te puna, nëse ju vendosni të merrni pushime, Londra do të jetë vendi perfekt për ju që të merrni veten. Londra është elektrike, multikulturore dhe nuk fle kurrë….Është vendi i duhur për ju që të lini pas gjithçka e të nisni një eksperiencë të re.

Ujori- New York, US

Ju mund të bëni shoqëri me këdo, ju qartësisht dashuroni të shpenzoni kohë me njerëzit e tjerë, të socializoheni me ta e të bëni shoqëri… Nuk ka një vend më të mirë se New York që ju të jeni të rrethuar nga njerëz të huaj që vijnë nga kultura të ndryshme.

Peshqit- Senegal

Duke qenë se jeni njerëz me zemër të madhe, gjëja e parë që na shkon në mendje për peshqit është vullnetarizmi dhe të qenurit të mirë… Përse mos të provoni Senegalin, vendin që ka më shumë nevojë për kujdes dhe dashuri? Kjo eksperiencë e re do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë.