Transmetuar më 18-11-2017, 18:02
Publicitet

Rritet në 19 numri i viktimave nga përmbytjet e ditëve të fundit në Greqi.

Përmbytjet tragjike janë regjistruar në periferinë perëndimore të Athinës.

Së fundmi janë gjetur tre trupa të tjerë të pajetë duke bërë që numri të shkojë nga 16 në 19.

Tre trupat e pajetë të gjetur së fundmi i përkasin moshave 28, 58 dhe 35 vjeç, ndërsa janë identifikuar nga familjarët e tyre.

Deri të premten në mbrëmje, bilanci i përmbytjeve ishte 16 të vdekur dhe 6 të zhdukur.

Vijojnë kërkimet për të paktën tre persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Ndërkaq nga përmbytjet katastrofike në Mandra dhe Nea Peramos janë shkatërruar 2 mijë e 500 shtëpi dhe dyqane.