Transmetuar më 18-11-2017, 22:58

Një person në Kosovë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me sëpatë në kokë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Kabash të Vitisë.

I lënduari me inicialet N.A., mësohet se ka pësuar dëmtime trupore.

I lënduari nga Gjilani ka deklaruar se fillimisht është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari, pastaj kanë filluar goditjet me sëpatë nga djali i tij.

Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjilanit.

Mësohet se i dyshuari L.M., është arrestuar nga policia, ndërsa i dyshuari tjetër T.M., ndodhet ende në arrati.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për shkak të një zënke të disa muajve më parë pas një gare me qen.