Transmetuar më 19-11-2017, 10:09

Një ekuipazh i aeronautikës ushtarake amerikane u pezullua nga puna për shkak se vizatoi një simbol në qiell, me anë të kondesimit të avullit që nxirrte avioni.

Ngjarja e pazakontë ndodhi më 16 nëntor, ku në pak kohë pamja, e cila krijonte imazhin e organit gjenital të mashkullit, bëri bujë në rrjetet sociale.

Gjithçka u shënua në kontenë e Okanogan, në shtetin e Washington. Avioni ishte ngritur në fluturim nga Whidbey Island, pranë Seattle.

Avioni në të cilën ndodhej ekuipazhi ishte një E/A-18 Growler, me dy pilotë në bord, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë.

Sikleti nga ana e aeronautikës ushtarake angleze, bëri që dy pilotët të shkakohen nga puna, duke e cilësuar veprimin e tyre si të papranueshëm dhe të qëllimshëm. /a.y/noa.al