Transmetuar më 19-11-2017, 12:35

Suela dhe Florenci janë dy të rinj shqiptarë, të dashuruar prej vitesh, por që jeta i ka përballur me sfida dhe pengesa, që jo çdokush do t’i bënte ballë.

Në një mesazh dërguar “JOQ”, Suela ka treguar historinë e saj prekëse dhe sesi jeta i ndryshoi përgjithmonë një muaj para dasmës.

Në moshën 18-vjeçare u fejua me mblesëri me një djalë, Florencin, 23 vjeç. Ata u dashuruan shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vitesh vendosën të martoheshin.

Por një muaj para dasmës, bashkëshorti i saj i ardhshëm pësoi aksident dhe mbeti i paralizuar. Aty çdo gjë ndryshoi, Suela shkoi në Greqi dhe u kujdes për të për gjashtë muaj që ai ndodhej në spital.

“Falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh”, ka treguar Suela.