Transmetuar më 19-11-2017, 14:09

Ditën e nesërme, më 20 nëntor bëhen katër vjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën ish-ministrit dhe ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi.

Miku i tij, gazetari Ilir Kadia, tregon takimin e fundit që pati me Sokolin, një ditë para aksidentit fatal, ndërsa rrëfën bisedën që pati me “Çurçillin”, siç e thërriste ai të ndjerin.

Postimi i Ilir Kadisë në Facebokk

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti”. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef.

Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve ‘80. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!

E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem! /a.y/noa.al