Transmetuar më 19-11-2017, 14:41

E gjen veten përballë makthit se do të duhet t’i kalojë 40 vitet e ardhshme në burg. Është kjo frika e një mësueseje 40-vjeçare, e cila për muaj me radhë “bombardoi” me mesazhe në Whatsapp, disa nxënës të saj të mitur, duke iu dërguar me qindra fotografi të sajat seksi.

Fotografitë i shoqëronte me këto fjalë, “Nëse do të bëni seks me mua, nuk do ju ngel”.

Yokasta M., mësuese në një lice në Medellin, të Kolumbisë ishte kaq shumë e fiksuar pas idesë për të shkuar me nxënësit e saj, sa që nisi të fotografohej gjysmë e zhveshur dhe u dërgonte mesazhe.

Fillimisht strategjia e saj dukej e suksesshme, pasi ishin të shumtë të rinjë që nga muaji janar e deri në prill 2016, pranuan propozimin e mësueses, e cila ndonëse ishte e martuar, i çoi disa herë në shtëpinë e saj, duke konsumuar raportin seksual, shkruan noa.al.

Por pasioni i shfrenuar i Yokasta, mori fund disa muaj më parë, kur babai i njërit prej nxënësve, kontrolloi celularin e të birit duke zbuluar fotografitë dhe mesazhet, çka bëri që ta denoncojë në polici.

Mësuesja u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua, për abuzim seksual me të miturit. Këtë të enjte gjykata dha vendimin ndaj saj duke e dënuar me 40 vite burg.

Jo vetëm kaq, por i shoqi i shokuar nga jeta e dyfishtë e së shoqes, kërkoi divorcin. /a.y/noa.al