Transmetuar më 19-11-2017, 18:07

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjës "Ana dhe Rozana".

Në takimin dhe drekën e ngrohtë që pati me fëmijët dhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti Meta theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim./a.k/noa.al/