Transmetuar më 19-11-2017, 18:51

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:35 në Gjakovë, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 17-vjeçare me inicialet E.B.

Vajza, këmbësore ishte duke ecur së bashku me një vajzë tjetër dhe në mungesë të ndriçimit, 17-vjeçarja është goditur nga një traktor.

Adoleshentja është dërguar në spitalin rajonal, Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Shkugës, ndërsa personi i dyshuar I.H., 23-vjeç që shkaktoi aksidentin, është ndaluar nga policia.

Autoritetet përkatëse kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik./a.k/noa.al/