Transmetuar më 19-11-2017, 19:35

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale të balotazhit në Kosovës.

Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00.

E menjëherë pas mbylles së vendvotimeve Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-et e para në lidhje me shifrat e votimeve.

Sipas Exit-Pollit në Komunën e Prishtinës ka fituar kandidati Shpend Ahmeti me 52.2 %.

Gjithashtu ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve në qendrat e votimit.

Vlen të theksohet se procesi i votimit gjatë ditës së sotme është zhvilluar përgjithësisht i qetë duke pasur veëm disa incidente në shkallë vend.