Transmetuar më 19-11-2017, 22:25

Autoritetet në Frankfurt të Gjermanisë kanë gjetur automjetin e një personi, i cili zhdukjen e kishte njoftuar që në vitin 1997.

Në shumë vende nuk do të ishte e çuditshme që automjeti të ishte vjedhur.

Automjeti në fjalë u gjet i parkuar në garazh, në një objekt të vjetër industrial, i cili ishte parashikuar për shembje.

Pasi prishja e garazhit pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin.

Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automjetin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh.

Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar.

Vetura e gjetur nuk është më funksionale.