Transmetuar më 20-11-2017, 09:16
Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Lalo, si pasojë e një ataku kardiak mbrëmjen e së dielës, shkaktoi shumë dhimbje në botën e muzikës.
Kompozitori Lalo u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, duke lënë një pasuri të madhe muzikore.
Për vdekjen e tij ka reaguar i pikëlluar edhe kompozitori Shpëtim Saraçi, i cili zbulon një plan të tyre dhe thotë se ia bëri me hile.
Postimi i plotë i Shpëtim Saraçit
Totalisht i shokuar nga humbja e paritur e Aleksandër Lalos.
Sandër të njohën pak.
Të faleminderit për gjithçka na trashëgove.
Do kemi mall për gjithçka tënden.
E kishim lënë që do bënim një koncert të madh LIVE së bashku… Na e bëre me hile…
Jeta kjo qenka i dashur Sandër…
Pushofsh në paqe mik i dashur. /a.y/noa.al