Transmetuar më 20-11-2017, 09:59
Publicitet

Presidenti Ilir Meta shpreh një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo.

“Të dashur miq! Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës. Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë”, shkruan Meta në Facebook.

Ai publikon edhe një video nga filmi “Dimri i fundit”, ku muzika është kompozuar nga i ndjeri.

Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak mbrëmjen e së dielës.

Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, duke lënë një pasuri të madhe muzikore. /a.y/noa.al

Shuhet kompozitori i njohur Aleksandër Lalo