Transmetuar më 20-11-2017, 16:28

Ky është horoskopi për ditën e martë, 21 nëntor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Mos kërkoni nga partneri/ja gjëra të pamundura sepse do e lëndoni mjaft atë. Tregohuni sa më realistë që të mundeni. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me personat që do kenë rreth e rrotull. Disa do i lajkatojnë, por me dashakeqësi. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund, merrni masa.

Demi 

Asnjë planet nuk do mund ta prishë harmoninë e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme të cilat nuk do i harroni për gjithë jetën. Beqarët do njihen me persona interesante. Në planin financiar fatmirësisht do keni mbështetjen e Jupiterit. 

Binjakët

Në dashuri do jeni shumë të qartë për atë që doni të bëni dhe do hidhni hapat e duhur. Partneri/ja do jetë dakord me çdo vendim tuajin. Beqarët do njihen me persona të shumtë në situata të ndryshme. Do jetë në dorën e tyre zgjedhja përfundimtare. Venusi do ju mbrojë financat më së miri.

Gaforrja

Do keni një ditë të mrekullueshme gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es tuaj. Emocionet do jenë të paimagjinueshme. Beqarët gjithashtu do jenë me fat dhe do gjejnë personin më të përshtatshëm për lidhje. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla.

Luani

Yjet do kenë ndikim të drejtpërdrejte sot në jetën tuaj në çift. Do ju duhet të merrni disa vendime të cilat nuk do jenë të thjeshta, por që do ua ndryshojnë tërësisht të ardhmen. Beqarët do jenë mjaft sensualë dhe do bëjnë për vete shumë persona. Në planin financiar rekomandohet sa më tepër maturi dhe kujdes.

Virgjëresha

Mos e lëndoni partnerin/en tuaj duke i kujtuar disa gabime të së kaluarës sepse pas njëfarë kohe do pendoheni dhe do vuani për gjestet që keni bërë. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse sot do ju ofrohen mundësi shumë të mira për të gjetur shpirtin binjak. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.

Peshorja

Ditë e përshtatshme kjo e sotmja për të marrë vendime të rëndësishme mbi jetën në çift. Do keni një komunikim të mirë me partnerin/en dhe do pranoni çdo mendim të tij. Beqarët do kenë një ditë si gjithë të tjerat. Nuk është momenti i duhur për të filluar një etapë të re. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Do jeni të hapur ndaj partnerit/es tuaj sot dhe do flisni me të edhe për temat më delikate. Më në fund do ju jepni zgjidhje disa heshtjeve që ju mundonin prej kohësh. Beqarët do ndihen mirë edhe vetëm kështu që nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe plot energji.

Shigjetari

Sot edhe do doni një lidhje të qëndrueshme edhe do veproni sipas kokës suaj. Kujdes sepse partnerit/es mund t’i humbasë durimi dhe mund të përballeni me një anë tjetër të karakterit. Beqarët do kenë takime, por do hezitojnë të hedhin hapa. Në planin financiar do jetë ditë dinamike dhe aspak problematike.

Bricjapi

Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es sot dhe ka mundësi t’i bëni disa premtime atij. Nga ana tjetër duhet të vazhdoni të tregoheni sa më realistë. Beqarët do e kenë të vështirë t’ia shprehin pëlqimin disa personave dhe do mbeten përsëri me të njëjtin status. Financat do jenë goxha të ekuilibruara.

Ujori

Do jeni shumë të stresuar gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Do debatoni për gjithçka me partnerin/en kështu që atmosfera nuk do jetë e përshtatshme për të jetuar qetësisht. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime, por duhet të mendohen mirë. Financat janë te mira.

Peshqit

Do i përkushtoheni mjaft partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë më së miri me personin që keni në krah. Edhe ata që kanë pasur debate do i sqarojnë. Beqarët me shumë gjasë do takojnë një person të shenjës së Dashit ose të Luanit. Në planin financiar duhet me patjetër të bëni një riorganizim të situatës. /b.l/noa.al/