Transmetuar më 20-11-2017, 19:52
Publicitet

Një ngjarje sa e rrallë, aq edhe e bukur për t’u parë ka ndodhur në qiellin e Finlandës.

Në këtë video të publikuar nga Daily Mail, tregohet momentin spektakolar kur një meteor e ktheu natën në ditë për pak çaste.

Pamjet janë vërtetë mbreslënëse, sidomos edhe për faktin se zona ku ndodhi ka qenë e mbuluar edhe nga dëbora.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një fenomen të ndodhur më 16 nëntor, ku “qielli i Finlandës, në mes të natës, u ndriçua për disa sekonda”.

Shijoni këto pamje të mrekullueshme. /k.k/noa.al/