Transmetuar më 20-11-2017, 20:23

Një grua e ka pësuar në mënyrën më të rëndë të mundshme faktin që arriti të fillonte punë për të siguruar të ardhura për familjen.

Kur e mori vesh lajmin, burri i saj u tërbua dhe në shenjë hakmarrjeje e sulmoi me acid në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të tmerrshme.

Zakira Ali Sheikh, nga India vendosi që të shkonte në punë me kohë të pjeshme për prodhimin e sapunit, pasi burri i saj Roobab nuk punonte dhe i kishte lënë pa para për të ushqyer fëmijët e tyre.

Roobab i zemëruar e akuzoi për fyerje të nderit dhe pasi e mbylli në shtëpi i hodhi acid në fytyrë.

“Po bërtisja në agoni për 10 minuta derisa vëllai im arriti të futej brenda e të më ndihmonte. Dhimbja ishte e tmerrshme”, tregoi ajo.

Hedhja e acidit i ka verbuar Zakiras njëri sy, ndërsa tjetri iu është mbyllur plotësisht nga entja e fytyrës.

Nëna e dy fëmijë aktulaisht merr mjekime në një spital në Mumbai dhe mer frymë me anë të një tubi të vendosur në fyt. /k.k/noa.al/