Transmetuar më 20-11-2017, 20:36

Bujar Muli i njohur si “Herkuli i Vushtrrisë”, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në formë të mirë fizike, duke rrotulluar një automjet.

Kjo nuk është hera e parë që Muli publikon video të ngjashme.

Edhe pse e rëndë, ai e ngre makinën dhe e rrotullon.

Ai kohë më parë pati publikuar një video ku litarin e lidhur në një automjet e kishte mbështjellë në bel e cila, e komanduar nga një shofer, nuk ikte dot përpara prej forcës së tij.

Shihni videon: