Transmetuar më 21-11-2017, 11:31

Aktori i humorit Ermal Mamaqi, ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë me emisionin e tij “Xing me Ermalin”, i cili transmetohet çdo të shtunë.

Por gjatë emisionit të sotëm “Dita ime” ku i ftuar ka qenë aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, gazetarja Dajana Shabani ka habitur me ato çfarë ka thënë për kolegun e tij Ermal Mamaqi.

Ndërkohë që Besi po thoshte se së shpëjti do të niste emisionin e tij së bashku me aktorin Erion Isai, gazetarja Dajana Shabani e ka “ngacmuar”.

Ajo i ka thënë se se në këtë mënyrë do të konkurronte Ermal Mamaqin, i cili e kishte bërë “bozë” me çështjen e audiencës.

Por Dajana nuk u ndal me kaq, ajo gjithashtu u shpreh se Mamaqi nuk jep as paratë për të paguar punëtorët. Nuk dihet nëse kjo ka qenë vetëm një batutë e gazetares për shaka apo ajo di diçka më shumë rreth këtij fakti.