Transmetuar më 21-11-2017, 13:07

Pas një takimi në shtëpinë e Selenës, disa daljeve për kafe dhe xhirove me biçikletë, u rriten shanset që Justin Bieber dhe Selena Gomez të bashkohen sërish dhe fansat nuk mund të mos ishin më të lumtur se kaq.

Por ata u zhgënjyen pak kur nuk i panë të parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të AMA në fundjavë. Por Selena befasoi të gjithë me look-un e saj të ri, flokë të shkurtra dhe bjonde.

Nga brune, këngëtarja është bërë bionde. I dashuri i saj Justin Bieber edhe e pëlqen këtë ndryshim të partneres së tij, edhe nuk e pëlqen.

E themi kështu pasi Selena ka postuar një foto me look-un e ri, dhe Bieber i ka bërë fillimisht like fotos. Më  pas ai i ka bërë unlike.

Nuk e ka ndarë mendjen akoma mesa duket, por Justin duhet të mësohet me këtë pamje të re të të dashurës së tij. /b.l/noa.al/