Transmetuar më 21-11-2017, 15:41

Një qen nuk ka mundur të përballojë braktisjen e tij nga i zoti në një aeroport, kështu që ka ngordhur.

Qeni kaloi një muaj duke u endur rreth terminalit në aeroportin Polongero në Kolumbi, duke shpresuar që të ribashkohej me pronarin.

Sipas dëshmitarëve, ai qëndronte aty dhe vazhdimisht ishte në kërkim të pronarit të tij, pastaj kur nuk e shihte fshihej në një qoshe të terminalit.

Udhëtarët dhe punonjësit të cilët e kishin pagëzuar qenin me emrin "Reja endacake" i ofronin ushqim, por qeni mbi 2 vjeç nuk pranonte të hante.

"Supozohet se kishte një pronar, i cili e braktisi, sepse ai nuk u largua asnjëherë nga aeroporti", shprehet dëshmitarët për Telegraph.

Qeni u sëmur dhe pasi u lajmërua një grup shpëtimi kafshësh ai u strehua aty, por pavarësisht se ju ofrua ndihma në ushqim dhe ilaçe, qenushja ngordhi për shkak se ra në depresion ngaqë nuk e takoi dot më pronarin e saj./b.l/noa.al/