Transmetuar më 21-11-2017, 18:28

Transmetimet “live” kanë të papritura, por nëse vut një gjarpër në studio televizive secili e pret që të ndodhë diçka.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në studion e moderatores së njohur britanike, Willoughby, e cila ishte në transmetim së bashku me kolegun e saj ndërsa kishin “të ftuar” një gjarpër.

Teksa po e mbanin në qafë, gjarpri i është lidhur gazetares në këmbë duke i shkaktuar panik por edhe të qeshura, pasi zvarraniku nuk ishte i rrezikshëm.

Në studio kanë plasur të qeshurat ndërsa ajo kërkonte ndihmë pasi nuk dinte sesi ta largonte. /k.k/noa.al/