Transmetuar më 21-11-2017, 19:04

Nuk e mendoi se mund t’i ndodhte një gjë e tillë, por një këngëtare e rrymës Pop, në Egjipt, ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për “nxitje të shthurjes”.

Gjithçka nisi nga një videoklip i saj, në të cilin Shaimaa Ahmed shfaqet tepër provokuese duke ngrënë një banane.

Në klip ajo shfaqet në një klasë me disa djem, dhe me një mbishkrim në dërrasë “klasa #69”.

Mësohet se Prokuroria egjiptiane ka kërkuar qëndrimin e këngëtares ne burg, për të paktën një javë derisa të merret një vendim nga Gjykata për ta dënuar ose jo.

Videoklipi është fshirë nga kanali i saj në Youtube, por sërish pamjet më provokuese të klipit janë publikuar në rrjete të tjera sociale nga fansa dhe persona të tjerë që e shohin si absurd arrestimin. /k.k/noa.al/