Transmetuar më 21-11-2017, 20:32

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Maqedoni.

Mësohet se në aksident ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare dhe ka mbetur i plagosur babai i saj, nga fshati Dobrosht i Tetovës.

Mediat vendase nuk japin detaje se si ka ndodhur aksidenti por vajza e vogël ka qenë në makinë me babain e saj duke lëvizur në malin e fshatit.

Fatkeqësisht e vogla ka ndërruar jetë ndërsa babai i saj ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/