Transmetuar më 21-11-2017, 22:33

Prej disa ditësh ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhej jashtë vendit, në një udhëtim që mbeti jashtë vëmendjes së mediave.

Por ka qenë aktorja seksi Olta Gixhari e cila ka zbuluar se ish-Kryeministri Berisha ndodhej në Vienë gjatë këtyre ditëve.

vetë aktorja ka postuar në Instagram fotografinë e saj me ish-liderin e demokratëve, të shkrepur në aeroportin e Vienës.

"Surpriza e një udhëtimi" ka shkuar aktorja në fotografinë e postuar teksa shtrëngon duart me ish-Kryeministrin.

Fillimisht Berisha mungoi në seancën e ditës së enjte në parlament, ndërsa më vonë u raportua se ish-kryeminsistri prej disa ditësh ndodhej jashtë vendit (e.c/noa.al)