Transmetuar më 21-11-2017, 22:42

Një çift të rinjsh në Buenos Aires të Argjentinës kanë kaluar çdo limit duke vendosur që të kryejnë marrëdhënie seksuale në ballkonin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit.

E për pasojë kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u vënë re nga kalimtarët e shumtë në rrugë, të cilët janë afruar poshtë ballkonit dhe kanë zgjedhur të "shijojnë" shfaqjen duke filmuar momentin.

Por nga ana tjetër edhe çifti në fjalë nuk është bezdisur aspak, duke vazhduar të kryejnë marrëdhënie seksuale pa u shqetësuar për "vizitorët" poshtë ballkonit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në fund të aktit seksual, vëzhguesit kanë duartrokitur çiftin. (e.c/noa.al)