Transmetuar më 21-11-2017, 23:44

Një shofer taksie në Angli ka marrë ne makinen e tij një adoleshente në gjendje shumë të dehur, dhe ka ushtruar mbi të dhunë seksuale pasi e ka dërguar në shtëpi.

Daily Mail shkruan se Katar Shahin, 40 vjeç, më pas gënjeu se viktima e tij ishte një prostitutë që ai e kishte paguar me 20 dollarë në këmbim të shërbimeve seksuale.

Vajza kishte konsumuar alkool, kanabis dhe një tabletë për gjumë, dhe ishte shumë e dehur, shkruan Tvklan.al. Gjykata tha se shoferi i taksisë e pa vajzën dhe vajti pranë saj, duke pyetur nëse kishte nevojë për ta dërguar.

Kur e demtuara tha se nuk kishte para me vete Shahin i kishte se do ta çonte falas në shtëpi.

Në vend që ta dërgonte në shtëpinë e saj, ai e ka dërguar në shtëpinë e tij dhe më pas e ka sulmuar seksualisht 17 vjeçaren.