Transmetuar më 22-11-2017, 09:11

Nëse po planifikoni pushime, ka një eksperiencë vërtetë të veçantë. Bëhet fjalë për një palë pushime të pazakonta në Hawaii.

Kushdo që do mund të shkojë atje, nuk duhet të ngurrojë të prenotojë “Epic Lava Tour”.

Bëhet fjalë për një shëtitje mes vullkanëve aktivë në ishujt amerikanë.

Në harkun kohor të dy orëve, vizitorët mund të afrohen pranë llavës së vullkanit dhe të testojnë rezistencën e tyre ndaj të nxehtit ekstrem.

Turi bëhet edhe më i veçantë, për shkak të panoramës mbresëlënëse, thuajse jashtëtokësore. /a.y/noa.al