Transmetuar më 22-11-2017, 09:59

Këngëtarja e njohur Gugu është përfolur shumë për një lidhje me një ministër shqiptar. E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e…’ në emsionin “Ditë e Re” në Ora News, Gugu ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Jo, jo nuk kam lidhje.”

Gjithashtu është folur se këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Merita Haxhia, modifikon fotot që publikon në rrjetet sociale me photoshop, sidomos të pasmet.

Për ta vërtetuar se trupi i saj është origjinal dhe se nuk e modifikon Zogu i Tiranës i ka prekur të pasmet.

Gugu pranoi se kishte bërë shumë mëkate, ndoshta listës së mëkateve i shtohet dhe kjo e ditës së sotme.

Ndërsa në çantën e këngëtares, Hermes Nikaj ka zbuluar se ndodhen shumë kremëra, parfume dhe solucione për trupin.