Transmetuar më 22-11-2017, 13:01

Pagjumësia, kolesteroli i lartë dhe mungesa e edukimit seksual nga ana e të dyshuarit, shërbyen si motiv për një gjykatës, i cili shmangu burgun për një pedofil.

I dyshuari një burrë 55-vjeç me iniciale T.M., rezultonte fajtor për përdhunimin e dy vajzave 8 dhe 10 vjeçe, mes viteve 1980 dhe 1987.

Pedofili nga Australia, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, sipas Daily Telegraph, ka abuzuar seksualisht me dy vogëlushet kur ishte 19 vjeç, pak pasi i kishte njohur në kishë.

Por pavarësisht aktit të tij të rëndë, i dyshuari nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi sipas gjyqtarit, mungesa e edukimit seksual dhe mungesa e dashurisë, kanë ndikuar negativisht në formimin e tij individial, pa pasur faj ai, shkruan noa.al.

Burri ka tentuar të përdhunojë edhe dy vajza të tjera, njëra 11 dhe tjetra 14 vjeçe. Por askush nuk kishte dyshuar kurrë tek ai, deri kur njëra nga vajzat foli kur arriti moshën 26-vjeçare, duke bërë që të plasi skandali dhe denoncimet e tjera.

“Duke pasur parasysh moshën e tij, backgroundin dhe natyrën e krimeve, ky njeri nuk është që të përballojë abuzimet në burg”, tha gjyqtari, duke çuar në lirimin e tij, me vendimin e dhënë këtë të premte. /a.y/noa.al