Transmetuar më 22-11-2017, 13:51

Ata janë fejuar pas tre vitesh bashkë. Disa burime e kanë konfirmuar për mediat. Megjithëse aktorja nuk është shprehur për lajmet e fejesës, ajo me sa duket po pret ta bëjë këtë në faqen e saj, Goop. 

Burimet thonë që Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk kanë gati dhe fotot."Ata e dinin që do të ndodhte, por nuk ishte diçka e madhe për ata, sepse kanë qenë më parë të martuar. Nuk e kishin me nxitim", ka thënë  burimi.

Çifti ishte takuar për herë të parë në vitin 2010 në setin e Glee, që Falchuk e ka krijuar Ryan Murphy. Paltrow në atë film ishte mësuesja zëvendësuese, Holly Holiday.

Dyshja e ka nisur marrëdhënien në vitin 2014, por e kanë mbajtur private deri në 2015-ën, kur u shfaqën publikisht bashkë. Falchuk ndau dhe një foto nga ajo natë.  

Paltrow ka qenë e martuar me këngëtarin, Chris Martin dhe kanë një vajzë, Apple, 13 dhe një djalë Moses, 11 vjeç. Falchuk ka qenë i martuar me Suzanne Bukinik. Çifti u nda në vitin 2013. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Isabella dhe Brody. /b.l/noa.al/