Transmetuar më 22-11-2017, 14:36

Një serfiste profesioniste nuk ndahet dot nga oqeani edhe pse është në pritjen e saj të ëmbël dhe në përgjithësi femrat gjatë kësaj periudhe tregohen mjaft të kujdesshme.

Bëhet fjalë për Bethany Hamilton e cila është në pritje të fëmijës së dytë dhe është plot 6 muajshe shtatzënë, por mbi të gjitha me një krah.

Edhe pse ndodhet në një situatë të tillë ajo vazhdon të hipë mbi tavolinën e sërfit për të mposhtur dallgët në Hauai.

27 vjeçarja sërfiste ka humbur njërin krah kur ishte vetëm 13 vjeçe pasi është sulmuar nga një peshkaqen.

Pavarësisht kësaj eksperience aspak të mirë, Hamilton nuk e ka ndalur për asnjë moment dashurinë që ajo ka për oqeanin dhe dallgët e tij. /b.l/noa.al/