Transmetuar më 22-11-2017, 15:32

Nëse ende nuk keni aplikuar për Lotarinë Amerikane, atëherë bëni mirë të nxitoni sepse kanë mbetur vetëm pak minuta deri në mbylljen e afatit.

Kjo pasi aplikimet për këtë vit për Lotarinë Amerikane do të mbyllen në orën 17:00 të ditës së sotme.

Aplikimet për këtë vit u hapën më 3 tetor, por dy javë më pas serveri u bllokua për shkak të fluskit të lartë të aplikuesve.

Për këtë arsye Departamenti Amerikan rihapi aplikimet më 18 tetor, duke shtyrë kështu deri më 22 nëntor edhe afatin e fundit të aplikimit. Ndërkohë që përgjigjet do të kenë mundësi t’i shihni më 15 maj 2018.

Vetë Presidenti Donald Trump u shpreh se do ta eleminonte Lotarinë pasi sillte emigrimin të shumë personave të rrezikshëm.

Megjithatë ende nuk ka një vendim nga Kongresi nëse kjo do të jetë hera e fundit që do të ketë Lotari Amerikane. (e.c/noa.al)