Transmetuar më 22-11-2017, 16:25

Sapo ka dalë kënga e re e Noizy-t me Ledri Vulën. Është një ngjarje muzikore, publikimi i "Dje dhe sot" duke pasur parasysh suksesin e madh të dy reperëve.

Megjithatë djemtë e admiruar të repit shqiptar duket se janë bërë miq dhe madje kanë realizuar edhe një këngë së bashku që pritet të jetë hit.

"Deri dje nuk ke pasur besim", thotë Ledri në këngë dhe Noizy i thotë që nuk e di çfarë ka bërë për të mbërritur deri këtu ku është sot…”

Dhe pikërisht sot, ka një bashkëpunim të të dyve, e cila ka rrëmbyer mbi 100 mijë klikime që në orën e parë të publikimit.

Noizy sigurisht pret më shumë. Ai u ka thënë fansave që do flejë disa orë dhe kur të zgjohet i do mbi 1 milionë views. /b.l/noa.al/