Transmetuar më 22-11-2017, 16:38

Aleks Soros, djali i miliarderit të famshëm Geroge Soros ndodhet në Tiranë. Ka qenë vetë djali i miliarderit që ka publikuar foto në faqen e tij në Instagram nga Tirana, konkretisht nga “Pazari i Ri”.

Në fotot e publikuara, Aleks Soros nuk kurse vlerësimet dhe lëvdatat për Tiranën dhe për “Pazarin e Ri”.

Por edhe pse nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Tiranë, Aleks nuk e ka fshehur se e pëlqen shumë Shqipërinë.

Madje, pak kohë më parë ai publikoi një fotografi me babain e tij George dhe kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA. (e.c/noa.al)