Transmetuar më 22-11-2017, 18:11

Ai njihet si “mbreti i operas”, dhe ka mbyllur sytë nga një sëmundje e rëndë.

Bëhet fjalë për baritonin nga Rusia, Dmitriv Hvorostovsky i cili humbi betejën 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ai u diagnostikua me kancer në tru, dhe përpos ndërhyrjeve mjekësore nuk arriti të shpëtojë.

I lindur në Siberi, ai ka kënduar në bandë që i përket zhanerit ‘heavy metal’, përpara se emri i tij të njihej në opera si fituesi i kompeticionit ‘Këngëtari më i mirë në botë Cardiff’ në vitin 1989.

Dmitri arriti të mposhtte Bryn Terfel dhe perfomoi në operat më të mëdha në botë. I përshkruar nga revista Elle si ‘Elvisi i operës’, ai ka marrë ngushëllime prekëse nga emra të njohur të artit. /k.k/noa.al/