Transmetuar më 22-11-2017, 21:31

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Taulant Xhaka nuk është përfshirë në takimin që skuadra e tij po luan në Ligën e Kampioneve kundër Manchester United.

Ai ka mungur për shkak të kartonëve të verdhë.

E megjithatë këtë kohë pushimi Xhaka e ka shfrytëzuar më së miri me të dashurën e tij, Arbnora Hamzaj.

Xhaka ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet duke dhuruar puthje në buzë me të dashurën e tij.

Fotografinë, Xhaka e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Dashuria ime. Gjithçka e imja.”

Dyshja pritet që gjatë verës të kurorëzojë me martesë dashurinë e tyre./a.k/noa.al/