Transmetuar më 22-11-2017, 22:51

Ish-Kryeministri Sali Berisha duket se është i vendosur që t’i bëjë opozitë kryeministrit Edi Rama, edhe në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për rubrikën që ka nisur tashmë prej disa ditësh kryeministri Rama dhe që ka të bëjë me përgënjeshtrimet që ai bën, lidhur me aludimet në media dhe që ai e ka quajtur “Fakt, jo kazan”.

Rama e bën këtë përmes disa grafikave të postuara në mbrëmje në faqen e tij në Facebook.

Dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-Kryeministri Berisha, të paktën mbrëmjen e kësaj të mërkure duke hapur rubrikën “Fakt Jo Tepsi”.

Dhe postimin e parë të kësaj rubrike Berisha e ka nisur me rritjen e taksës së ndikimit në infrastukturë dhe të ndërtimit. (e.c/noa.al)