Transmetuar më 23-11-2017, 08:35

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur sot fshatin Nikël të Krujës, ku një dyqani i është vendosur lëndë eksplozive.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël.

Sipas burimeve policore mësohet se lënda eksplozive i është vendosur dyqanit ushqimor të 57 vjeçarit Gëzim Meta.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Mësohet se kjo është e dyta herë që të njëjtit objekt i vihet lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet  kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv. /b.l/noa.al/