Transmetuar më 23-11-2017, 08:50

Erin dhe Abby janë dy binjaket që kaluan me sukses një operacion tepër të rrezikshëm. Binjaket kanë lindur një vit më parë me sindromën "kraniopagus", e cila është forma e rrallë e binjakëve që lindin të bashkuar.

Ato ishin të ngjitura me njëra tjetrën në skajin e kafkës, vend i cili e bënte dhe më të vështirë operacionin. Pas shumë konsultave me mjekët prindërit e binjakeve vendosën ti operonin, duke marrë parasysh dhe rrezikun që njëra nga binjaket të mos jetonte dhe në rastin më të keq të dyja.

"Kjo është e frikshme por nuk mund të lejojmë që frika të kufizojë aftësinë tonë për të vepruar", u shpreh doktori që i mori përsipër.

Megjithatë pas 11 orësh në sallën e operimit Erin dhe Abby arritën të mbijetonin. Nëna e binjakëve tha në blogut e saj para një muaji se Erin kishte dalë nga spitali, por Abbyt i duhej edhe pak kohë përkujdesja e mjekëve.

"Ajo ka nevojë edhe për disa javë të tjera rehabilitimi dhe pastaj me shpresën e Zotit ne do të shkojnë në shtëpi për pushime. Ne do të shpresojmë të jetë një gjendje kalimtare dhe të kalojmë Krishtlindjet në shtëpi këtë vit.

Erin tashmë është mirë dhe ndodhet në shtëpi dhe kjo është gjysma e betejës. Pra, tani të gjithë ne ajo që duhet të bëjmë është të shpresojmë që të marrim edhe Abbyn dhe do të kthehemi në shtëpinë tonë në Karolina”, u shpreh nëna e binjakeve.

Ndërsa këtë të hënë spitali dha lajmin e mirë se vajzat u dërguan në shtëpi dhe megjithëse ato do të kenë nevojë për më shumë operacione kur rriten, ekipi i tyre mjekësor "është optimist për progresin e tyre deri më tani". /b.l/noa.al/