Transmetuar më 23-11-2017, 09:06

Ajo filloi karrierën e saj të lavdishme në fillim të viteve ’80 me hitin e saj ‘Holiday’. Dhe ylli i muzikës botërore përpara daljes së saj të madhe në treg pozoi e zhveshur lakuriq për fotografin Cecil I. Taylor.

Imazhet e Madonnës kur ishte vetëm 18-vjeç, do të dalin në ankand në Gotta Have Rock And Roll të mërkurën.

Në një foto bardhë e zi, 59-vjeçarja është pozon me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Ndërsa një foto tjetër tregon Madonnën tërësisht të zhveshur. Shtëpia e ankandit Gotta Have Rock And Roll, po i vendos fotot për ofertë këtë javë.

Sipas TMZ, ata kanë rreth 108 imazhe të çmuara të Madonës që do nxirren në shitje me një çmim prej 800 dollarë deri në 1.200 dollarë për secilën prej tyre. /B.L/NOA.AL/