Transmetuar më 23-11-2017, 09:38

Aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "QTU", Fier, ku Aristir Moçi duke drejtuar motomjetin me targa AG 236, ka aksidentuar shtetasen Rr.D, 71 vjeçe, banuse në fshatin Gorishov.

Menjëherë pas aksidentit e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit Aristir Moçi, 58 vjeç, banuese në Fier për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". /b.l/noa.al/